Musk e fillon me shkarkime: Si pritet të ndryshojë Twitter nën pronësinë e tij

Musk e fillon me shkarkime: Si pritet të ndryshojë Twitter nën pronësinë e tij

Është momenti që askush nuk ishte i sigurtë që do të arrinte me të vërtet: pas disa mujave dramatikë, Elon Musk njoftoi se marrëveshja e tij 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter është kompletuar, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Ai vetë njoftoi në ‘Twitter’ për lajmin e madh, dhe natyrisht, ai ndryshoi biografinë e tij në “Pronar i Twitter” dhe deklaroi se “zogu është i lirë”. Për aq sa ai ishte i shqetësuar, puna u krye.

Deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar, dhe qetësia nga selia e ‘Twitter’ deri më tani ka qenë më tepër shurdhuese.

Por, ndoshta, askush nuk është aty për të dërguar këtë email- raportohet se Musk tashmë ka shkarkuar shefin ekzekutiv, Parag Agrawal, zyrtarin kryesor financiar, Ned Segal dhe zyrtaren ligjore, Vijaya Gadde, teksa profili në LinkedIn i udhëheqësit, Bret Taylor, sugjeron se as ai nuk është më i punësuar në kompani.

Kështu pra, si mund të duket ‘Twitter-i’ i Musk?

‘Një shesh-qytet digjital’

Musk iu drejtua reklamuesve potencial me një mesazh jo shumë të zakonshëm modest, të publikuar në faqe të enjten. Aty ai foli për blerjen e ‘Twitter’-it sepse ai dëshironte “ta ndihmonte njerëzimin”, dhe tha se ai dëshironte që “qytetërimi të ketë një shesh-qytet digjital”. Ai gjithashtu e pranoi se misioni i tij mund të dështojë.

Ai mund të vendosë të rikthejë disa prej ‘cicëruesve’ më kontraversë, të bllokuar nën administratën e kaluar-  ish-presidentin Donald Trump (që më parë kishte thënë se ai nuk kishte dëshirë të rikthehej), ose së fundmi, mikun e tij, Kanye West.

West u dënua për anti-Semitizmin e tij, kurse Trump “u pezullua përgjithmonë” për nxitje të dhunës- që tingëllon paksa djallëzore.

Musk nuk ka fshehur pëlqimin e tij për kriptovaluta dhe Binance, kripto-këmbimorja më e madhe në botë, është një investitor krenar në vizionin e tij.

A mund ta shohim një ‘set-up’ në ‘Twitter’ për biznese për të pranuar pagesat në kriptovaluta? Kjo mund të ishte një goditje në shenjë për fansat e kriptos dhe një horror për ata që paralajmërojnë që kriptot mbesin një zgjedhje e rrezikshme, e parregulluar dhe si e tillë e pambrojtur nëse ndonjë gjë shkon gabim.

Ajo se çfarë dimë për Musk është se ai është vizionar, ambicioz dhe kreativ. Ne mund të garantojmë se ndryshimet do të vërshojnë së shpejti- dhe tashmë disa fansa të ‘Twitter’-it thonë që ndryshimet e lidershipit do të bëjnë që ata të largohen. /Periskopi/

Shpërndaje në: