Musk kërcënon se do të largohet nga marrëveshja për blerjen e Twitter

Musk kërcënon se do të largohet nga marrëveshja për blerjen e Twitter

Elon Musk ka kërcënuar se do ta largohet nga marrëveshja e tij 44 miliardë dollarëshe për të blerë ‘Twitter’, duke akuzuar kompaninë për refuzimin e dhënies së informatave ndaj tij për llogaritë ‘spambot’ (një program kompjuterik që mbledhë e-mail adresa nga interneti në mënyrë që të dërgojë e-mail të padëshiruara në drejtim të tyre), shkruan Los Angeles Times, përcjell Periskopi.

Avokatët e pronarit të Tesla dhe SpaceX bënë kërcënimin e tyre me një letër drejtuar kompanisë ‘Twitter’ të hënën.

Në letër thuhet se Musk vazhdimisht ka kërkuar për informacion që nga 9 maji, rreth një muaj pas ofertës së tij për blerjen e kompanisë, kështu që ai mund të llogariste sa llogari të kompanisë me 229 milionë llogari janë në të vërtetë false. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: