Musk thotë se rusët po e kërcënojnë: Nëse vdes në rrethana misterioze…

Musk thotë se rusët po e kërcënojnë: Nëse vdes në rrethana misterioze…

Miliarderi Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, postoi një mesazh në këtë rrjet social duke thënë se rusët po e kërcënojnë sepse ai kishte mundësuar që satelitët Starlinka të komunikonin mbi Ukrainë.

“Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte mirë që të njoha”, ka shkruar Musk.

Mbrëmë, Musk postoi një deklaratë të Dimitrij Rogozin, kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, i cili akuzoi Musk për përfshirje në “furnizimin e forcave fashiste në Ukrainë me pajisje ushtarake komunikimi”. Rogozin e publikoi këtë deklaratë në Telegram.

Rogozin thekson në mesazh se Pentagoni ka dorëzuar pajisjet Starlink.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbani përgjegjësi sado të hiqeni si budalla”, ka shkruar Rogozin në Telegram.

Shpërndaje në: