Musliu e fajëson VV-në: Bojkotuan raportimin e drejtorit të AKI-së për rastin e Dick Martyt

Musliu e fajëson VV-në: Bojkotuan raportimin e drejtorit të AKI-së për rastin e Dick Martyt

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje, sipas të cilës, të njëjtit kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit, ku pritej të raportonte drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Musliu ka thënë se në këtë mbledhje është paraparë të diskutohej për planifikimin e vrasjes së ish-senatorit Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe dhe nëse kanë pasur informacione AKI-ja për këtë rast.

Të gjithë ata me dhimbje shpine lexojnë urgjentisht

“Pas raportimeve të fundit për planifikimit ekzekutivin e ish senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe si kryetare e komisinionit për mbikqyrjen e aki në bazë të kompetencave që më lejon rregullorja e kuvendit kam thirrur në njoftim urgjent drejtorin e AKI-së për të njoftuar rreth njohurive që mund të këtë ky institucion në lidhje me rastin. Edhe pse ishin të njoftuar të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar kjo mbledhje u bojkotua nga Vetëvendosja. Edhe me bojkotin e VV-së e shfrytëzova rastin qe të informohem me drejtorin e AKI-së se a ka qenë AKI-ja në dijeni me herët për kërcënimet ndaj ish-senatorit dhe cilat janë veprimet e këtij institucioni që ka marr pas këtyre deklaratave”, tha Musliu.

Shpërndaje në: