Musliu: Kurti veç po ua sjellë e po ua pshtjellë paret e veta qytetarëve

Musliu: Kurti veç po ua sjellë e po ua pshtjellë paret e veta qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për ndarjen e 100 eurove nga qeveria.

Musliu ka kritikuar Kurtin duke thënë se ky i fundit veç po ua sjellë e po ua pshtjellë paret e veta qytetarëve, përcjell Periskopi.

“Albin Kurti veç po ua sjellë e po ua pshtjellë paret e veta qytetarëve. Me ni dorë ua merr dyfishim me tjetrën kishe po ua kthej nga 100 euro. Po harron se 214 euro rryme kanë pagu qytetarët veç muajin qe shkoj”, tha Musliu.

“Kësaj i thonë varfëro e sundo”, përfundoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu./Periskopi/

 

Shpërndaje në: