Musliu: LDK nuk ka besuar as në luftën e UÇK’së, e as tash që do të luftohet korrupsioni
Ganimete Musliu, nga PDK duke folur për luftën kundër korrupsionit, ka thënë se ka parti ‘që nuk dinë as nuk guxojnë e as nuk munden’, shkruan Periskopi.
“Ka parti që as nuk dinë as nuk guxojnë as nuk munden”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Musliu ka thënë se LDK’ja nuk e ka besuar as luftën e UÇK’së
“Këta asnjëherë s’kanë besu as në luftën e UÇK’së kur ka fillu as në lirinë që kemi me pas, e as tash që do të luftohet korrupsioni”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera Musliu ka thënë se edhe LDK duhet ta pranojë që është fajtore për gjendjen e krijuar në Kosovë./Periskopi/



