Musliu: Nëse Agim Veliu nuk ka shku te Haki Rugova me pi kafe, pse nuk erdhi në Komision?

Musliu: Nëse Agim Veliu nuk ka shku te Haki Rugova me pi kafe, pse nuk erdhi në Komision?

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që të raportoj lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion. E mos prezenca e tij nga anëtarët e këtij komisioni u konsiderua si papërgjegjësi nga ministri Veliu.

Të papranueshme dhe injorim mos pranimin e ftesës për raportim nga ana e ministrit Agim Veliut e ka konsideruar anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu tha se kjo është vetëm një kamuflim dhe papërgjegjësi e tij për tu përgjigjet në çështjet e ngritura nga ana e komisionit.

“Papërgjegjësi e plotë sepse të paktën është dashur që të arsyetoj mungesën me një agjendë se çka ka ministri se sa të vijë dhe të raportoj para organit më të lartë siç është Komisioni Parlamentar apo deputetë e Kuvendit të Kosovës….Mendoj se kjo qeveri duhet ta ndal arrogancës sepse në fund të fundit Policia është e Kosovës dhe jo e partive politike , nuk dua të merrem me emra konkret por duhet të merrem me institucionin i cili fatkeqësisht ka filluar të degradohet dhe fatkeqësisht ka filluar ta humb respektin tek qytetarët e Kosovës… Ne nuk kemi nevojë që ministri të na dojë por thjesht ministri e ka obligim që të na përgjigjet tek komisioni. Nëse ministri, Agim Veliu nuk ka pasur për të shkuar me pi kafe tek Haki Rugova në Istog nuk e di se çka ka pasur tjetër që të vijë dhe të raportoj para komisionit parlamentar”, u shpreh Musliu.

 

Shpërndaje në: