Musliu VS Matoshi, përpjekja e gazetarit Sadiku për kërkim-faljen dështon: Hajvan përtej hajvani. E ka librezën e komunistit

Musliu VS Matoshi, përpjekja e gazetarit Sadiku për kërkim-faljen dështon: Hajvan përtej hajvani. E ka librezën e komunistit

Gazetari i njohur Kushtrim Sadiku, për pak nuk ia arriti ta ketë një kërkim-falje në mes të hoxhë Osman Musliut dhe gazetarit ikonik Halil Matoshi, të cilët eskaluan në debat mbrëmë.

Ja pjesa kur Sadiku tenton ta arrijë pajtimin mes dyshes:

Sadiku: Kjo është e gabuar, ashtu si nga Matoshi poashtu edhe nga ju zoti Musliu, besoj është mirë në këtë moment me i kërku ndjesë njëri-tjetrit.

Hoxhë Musliu: Hajvan e përtej hajvani është ai. Ka të drejtë me m’thënë hajvan e unë s’pasna me i thanë komunist.

Matoshi: Për cka me i kërku ndjesë more burrë i dheut. Unë 25 vjet jam ngritë kundër komunizimit dhe del një njeri më shpallë komunist.

Hoxhë Musliu: Ashtu mendoj që idetë i ki burrë.

Matoshi: Unë ide komuniste.

Sadiku: Njeriu që ka shku në burg për atë çështje.

Matoshi: Po le more ky e ka hala librezën e Lidhjes Komuniste.

Në emisionin e mbrëmshtëm të debatit – Politiko të kanalit10, ku u diskutua për grevën në arsim – dhe mes tjerash – konferencën më të përfolur të 24 orëve të fundit për këtë problem, atë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Një debat tejet i ashpër, ndodhi mes gazetarit Halil Matoshi dhe hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu.

Nuk munguan as etiketimet si ‘hajvan’, ‘komunist’ mes tyre dhe debatin më poshtë, e transkripton Periskopi ndërkaq videon e kanalit10 – më saktë sekuencën në fjalë – ju mund ta shikoni në videon poshtë këtij lajmi,  diku kah minuta 30 e tutje.

 Replikat e transkriptuara:

 Musliu: Edhe Halili edhe analisat po flasin sikur me kanë njerëz të shtetit. Si tepër po e rrehin qat telin na jemi shtet laik.

 Matoshi: E drejtë edhe liria e shprehjes i përket secilit qytetar, por jo ndaj një Organizate që nuk e lejon Kushtetuta me folë në emër të shtetit. Ti edhe unë kemi të drejtë me folë me në emën të shtetit por jo edhe një Bashkësi fetare sepse ajo bashkësi është e ndame prej shtetit.

 Musliu: E gazetarët a kanë të drejtë me folë?

Matoshi: Jo, ai ka të drejtë me folë sepse nuk është i ndamë prej shtetit.

 Musliu: E kush është I ndamë prej shtetit, unë jam a?

 Matoshi: jo ti si person, Bashkësia Islame o zotni.

 Kushtetuta e Kosovës a e pranon BIK si fe, si organizim?

 Matoshi: Jo, nuk u bë ligji mbi fetë u dashtë me rregullu, s’u bë hala, Kushtetuta e pranon  lirinë e besimit.

 Musliu: Po ligji për fe sub ë hala, se nuk lajnë ambasadat..

 Matoshi: Jo, nuk është e vërtet, nuk e leni vetveten me u bë.

 Musliu: Jo nuk e lajnë komunistat pasha zotin.

 Matoshi: E se di që ka komunista, kqyrni ju se unë s’merrem me atë.

 Musliu: Vallah, kur po ti ngoj deklaratat kogja po më del komunist edhe ti.

 Matoshi: Me folë palidhje na mujmë deri n’sabah.

 Musliu: Ma palidhje se ti, s’ka mundësi me folë unë kurrë.

 Matoshi: Qysh bre lejon me fy një hajvan këtu.

 Musliu: Hej ke kujdes o Halil, tërhiqe atë fjalë, se me kanë në studio s’kishe folë kurrë ashtu.

 Matoshi: Hajde more…

 Musliu: Jo s’ka hajde more, shko pije naj birrë najkun.

 Musliu: Unë mendoj që është komunist.

Shpërndaje në: