Mustafa: Bindja profetike e Rugovës për SHBA-në vlen edhe për ditët e sotme

Mustafa: Bindja profetike e Rugovës për SHBA-në vlen edhe për ditët e sotme

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, në ditën e  77 vjetorit të lindjes së tij.

Mustafa ka shkruar se Rugova më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre.

Ndërsa ai ka thënë se me bindje profetike, Rugova përsëriste se vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet, e që profetizmi i tij vlen edhe për ditët e sotme.

“Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre.  Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme!”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë që ish-Presidenti, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 në moshën 61-vjeçare.

Shpërndaje në: