Mustafa e fton në takim edhe Fatmir Limajn

Mustafa e fton në takim edhe Fatmir Limajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka ftuar në takim, për të hënën, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin. Përpos tyre, Periskopi mëson se ftesë i ka dërguar edhe Fatmir Limajt të Nismës Social Demokrate.

Takimi me Limajn nuk dihet se kur do të realizohet, por Mustafa ka nisur një angazhim që të dialogojë me gjitha partitë politike për koalicione të mundshme parazgjedhore, përpos me PDK’në.

Tashmë dihet se AAK dhe PSD janë shumë pranë një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave pritet të caktohet pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet më 22 gusht.

Përndryshe, AAK dhe PSD është e pritshme që jo më larg se nesër, të hënën, të formalizojnë koalicionin e tyre parazgjedhor.

Edhe pse gjasat janë minimale që të ketë ndonjë marrëveshje me LDK’në, burime të Periskopit kanë treguar se ende nuk e kanë të qartë se me çfarë oferte konkrete do të dalë Mustafa për Haradinajn dhe Ahmetin./PERISKOPI/

Shpërndaje në: