Mustafa e injoron Xhafer Tahirin, ja kë e zgjodhi nga Vushtrria në kryesi të LDK’së

Mustafa e injoron Xhafer Tahirin, ja kë e zgjodhi nga Vushtrria në kryesi të LDK’së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dje prezantoi  para mediave 33 emrat e kryesisë së re të partisë, që u zgjodhën katër javë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë në të cilin delegatët ia besuan Mustafës edhe mandatin e tretë në krye të partisë.

Kryesia e re e zgjeruar me 10 anëtarë me shumë se ajo e kaluara ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Por jashtë kësaj kryesie të zgjedhur nga Isa Mustafa mbetën disa prej njerëzve të LDK-së, që opinioni ka pritur se do të bëhen pjesë e saj, si deputetët Arben Gashi e Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së  Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ky i fundit siç po shihet nuk është njëri prej personave të preferuar të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi që javë më parë ia kishte pamundësuar edhe zgjedhjen për kryetar të degs së LDK-së në Vushtrri, shkruan Veriu.info

Kjo pasi që Xhafer Tahiri kishte shprehur ambiecien e tij të zgjedhet kryetar i degës në Vushtrrisë, përderisa në të njëjtën kohë garës i kishte hyrë edhe Hysni Gërguri, i cili prej disa vitesh ishte kryetar i degës.

Pas një takimi të mbajtur në Prishtinë, ku prezent ishte edhe Isa Mustafa, Xhafer Tahirit i ishte bërë trysni që të tërhiqet nga kandidatura për kryetar dege, gjë të cilën ai e kishte bërë, duke ia mundësuar Hysni Gërgurit të rizgjidhet kryetar i degës pa kundërkandidat.

Mirëpo, Isa Mustafa nuk e ka lënë pa përfaqësues Vushtrrinë në Kryesinë e LDK-së, pasi që anëtare e Kryesisë është zgjedhur Rrezartë Krasniqi, që është asambleistë e LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, dhe që njihet si njëra prej bashkëpunëtorëve më të afërta në parti të Hysni Gërgurit.

“Të dashur miq, Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me propozim të kryetarit Isa Mustafa dhe miratim të KP-së, do të jem anëtare e Kryesisë së LDK-së. Bashkë kemi një rrugë të gjatë dhe me sfida, por do të shihemi në fitoren e madhe të LDK-së”, ka shkrua r Rrezartë Krasniqi në Facebook.

Shpërndaje në: