Mustafa gëzohet shumë që Kushtetuesja vendosi në favor të Thaçit
Isa Mustafa është parë më i gëzuar se sa vetë Hashim Thaçi për vendimin e Kushtetueses lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Në një deklaratë për media, Mustafa është shfaqur I buzëqeshur kur është pyetur në lidhje me këtë çështje bile edhe ka gjetur pak fjalë për ironi para gazetarëve.
Ai deklaroi:
Këtë vendim e kemi pa ditën që është zgjedhur presidenti Thaçi, këto tjerat edhe kanë mbetë që megjithatë njerëzit t’i çojnë dëshirat e tyre deri në fund dhe është mirë që një vendim i tillë është marrë ashtu si ka ndodhë sepse nuk ka ndodhë asnjë shkelje në ditën që është zgjedhë..



