Mustafa jep sërish versionin e tij për kërcënimin ndaj gazetarit

Kryeministri Isa Mustafa edhe një herë ka dhënë versionin e tij në lidhje me kërcnëimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Mustafa deklaron:
Unë qëndrmin tim e kam dhënë dje në Facebook dhe i gjithë relacioni im me këtë rast pra është ajo që kam dhënë dje me deklaratën time në Facebook, do të thotë se kam qenë i pakënaqur me atë që ka ndodhë
Por natyrisht se nuk jam unë ai i cili mund t’i rregullojë çështjet e individëve, çështjet e sëmundjeve
Do të mundohem që ta rregulloj përmes përmirësimit të sistemit të shëndetësisë, përmes rritjes së punësimit dhe investimeve në Kosovë
Dhe në asnjë rast as s’iu kam kërcënuar askujt dhe as nuk do t’i kërcënohem