Mustafa: Kërcënimi i xhelates Kusari-Lila për shkarkimin e Hotit veç pse e ka kapur virusi, është kanibalizëm politik

Mustafa: Kërcënimi i xhelates Kusari-Lila për shkarkimin e Hotit veç pse e ka kapur virusi, është kanibalizëm politik

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së deputetes së VV-,së Mimoza Kusari-Lila për shkarkimin e kryeministrit Avdullah Hoti, pasi sipas saj, ky i fundit nuk i ka përfillur rekomandimet e IKSHP-së për izolim pasi rezultoi i infektuar me koronavirus.

Mustafa ka thënë se kërcënimi për shkarkim të kryeministrit veç pse ka dalë pozitiv me Covid-19, është kanibalizëm politik. Ndërsa, kreu i LDK-së e ka quajtur edhe xhelate kryetaren e Alternativës,

Reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.

Turp! IM

 

Shpërndaje në: