Mustafa kërkon që reforma zgjedhore të bëhet sa më shpejt dhe me kujdes

Mustafa kërkon që reforma zgjedhore të bëhet sa më shpejt dhe me kujdes

“Besoj që është koha të fillojmë të mendojmë qartë dhe të punojmë në lidhje me disa ndryshme që janë të nevojshme, në mënyrë që edhe zgjedhjet lokale dhe qendrore t’i përgatisim me kohë. Ndryshimet që i bëjmë ne t’i përgjigjen interesave të qytetarëve. LDK-ja është përkrahëse e ndryshimeve dhe reformave që do të bëhen. Ne para aktër viteve jemi marrë vesh të fillojmë këtë proces dhe kemi punuar mjaftë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të hapen konsultime dhe të punohet bashkërisht edhe me të gjitha liderët e partive që të ketë një reformë sa më të mirë zgjedhor.

Ai ka thënë se qëllimi i fillimit të procesit ka qenë që të ketë zgjedhje me sa më pak parregullsi, të vendoset për lista të hapura apo të mbyllura që të ketë sa më pak parregullsi.

Ai ka thënë se për zgjedhjet lokale duhet të shkurtohen procdurat, të shqyrtohet balotazhi për këto zgjedhje se a do të duhet të ketë nevojë për balotazh apo jo, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se ndryshimet në këtë aspekt do të thotë edhe ndryshme të Kushtetutës.

Sa i përket pragut zgjedhor ai ka thënë se duhet të vlerësohet dhe të trajtohet edhe statusi i deputetëve dhe ministrave, se nëse i kanë dy pozita njëra prej tyre të bie.

Ai ka kërkuar që të diskutohet edhe numri i deputetëve në Kuvend.

Mustafa ka theksuar se procesi për reforma zgjedhore duhet të fillojë sa më shpejtë dhe të mos ketë nevojë të bëhet dy herë. /Periskopi/

Shpërndaje në: