Mustafa: Kombëtarja na solli gëzimin e dytë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përshëndetur fitoren e Kombëtares Shqiptare kundër Maqedonisë me rezultat 2:1.
I pari i Qeverisë së Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u ka uruar këtë fitore të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt. URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ka shkruar Mustafa.



