Mustafa konfirmon pesë emrat e LDK-së për zëvendësministra

Mustafa konfirmon pesë emrat e LDK-së për zëvendësministra

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka konfirmuar pesë emrat për zëvendësministra nga kjo parti,  për të cilët ka raportuar dje Periskopi.

Agim Krasniq, Xhavit Rexhaj, fatbardha Emini, Ismet Beqiri e Florian Dushi  janë pesë emrat e parë të LDK-së për zëvendësministra, ndërsa kandidatët e tjerë pritet të caktohen në ditët në vijim ka bërë të ditur Mustafa.

Mustafa ka  shkruar edhe një pjesë të biografisë  së tyre.

Postimi i plotë i Mustafës

Të nderuar qytetarë,
Pas trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra:

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.

Xhavit Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit. Është profesor në Kolegjin AAB.

Fatbardha Emini, Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer studimet master. Anëtare e KP të LDK-së.

Ismet Beqiri, Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jurist. Ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, drejtor i Kompanisë publike Sport-marketingu, deputet i Kuvendit në disa mandate. Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, tani nënkryetar i LDK-së.

Florian Dushi, Zëvendësministër i Drejtësisë. Jurist. Ka qenë Sekretar Permanent i Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendësministër i Drejtësisë, anëtar i KQZ-së. Ka ushtruat detyrën e Avokatit. Anëtar i Kryesisë s LDK-së.

Kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

 

Shpërndaje në: