Mustafa kujton sulmet që ia bënte Vetëvendosje sa ishte kryeministër

Mustafa kujton sulmet që ia bënte Vetëvendosje sa ishte kryeministër

Isa Mustafa përsëri ka folur për sulmet që dikur ia bënte Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Mustafa ka thënë se rasti tij ka qenë i pari për nga masat mbrojtëse të Policisë se Kosovës.

“Ne kemi pas një përiudhë shumë të rëndë të qeverisjes së vendit në vitin 2015 dhe 2016, unë atëherë si kryeministër kam kaluar një 8 muaj e gjysmë në masa ekstreme të mbrojtjes nga policia të cilët më kanë njoftu se është rasti i parë që policia me masat të tilla e mbron një kryeministër. Për 8 muaj nuk kemi mujtë me lëvizë as në qytet as jashtë qytetit. Ma kanë gjuejt shtëpinë me koktej mollotovi për me kallë me sferat metalike kanë sulmu eskordën”, ka thënë  ai në Klan Kosova.

Tutje Mustafa ka treguar edhe për raste të tjera të sulmeve të VV’së, si hudhja e vezëve, koktej mollotovi, gazi lotsjellës e disa sulme të tjera.

Por sipas tij për këto raste Prokuroria nuk i ka shkuar deri në fund.

Tutje, Mustafa ka thënë se në momentin kur ia ka dorëzuar postin e kryeministrit Ramush Haradinajt, e ka uruar atë që të mos i ndodhin këto sulme që i kanë ndodhur vetë Mustafës./Periskopi/

Shpërndaje në: