Mustafa takon ambasadorin Kosnett, i tregon se qysh po shkojnë bisedimet me VV-në

Mustafa takon ambasadorin Kosnett, i tregon se qysh po shkojnë bisedimet me VV-në

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa e ka njoftuar Kosnettin lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ky është njoftimi i plotë i LDK-së:

Kryetari Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët e LDK-së takuan sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Gjatë takimit, Kryetari Mustafa njoftoi Ambasadorin Kosnett lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket çështjeve programore. Në veçanti, u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë.

Kryetari Mustafa shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai poashtu falenderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova.

Shpërndaje në: