Mustafa minimizon peshën e dështimit me emërimet në OSHP

Mustafa minimizon peshën e dështimit me emërimet në OSHP

Qeveria e Kosovës të premten do t’ia procedojë Kuvendit propozimet e reja për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), shkruan sot Koha Ditore.

Prej gjashtë propozimeve sa kishte dërguar herën e kaluar për tri pozita të lira, vetëm dy prej tyre kishin kaluar në komisionin vlerësues. Megjithëse ia dolën ta kalonin këtë fazë, Blerim Dina dhe Vjollca Shala-Kurtishaj nuk morën votat e mjaftueshme për shkak se deputetë të LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Pas dështimit për t’i votuar anëtarët e rinj të OShP-së, në Qeveri kanë thënë se do të respektojnë çdo procedurë dhe çfarëdo vendimi nga ana e deputetëve të Kuvendit.
Edhe pse funksionalizimi i OSHP-së mbetet një ndër tetë kriteret e fundit për liberalizim, kryeministri Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë arsye të rrezikohet ky proces.

 

 

Shpërndaje në: