Mustafa numëron sukseset, në listë edhe festimi i 28 Nëntorit dhe përkujtimi i Ibrahim Rugovës

Mustafa numëron sukseset, në listë edhe festimi i 28 Nëntorit dhe përkujtimi i Ibrahim Rugovës

Domethënëse e sukses Mustafa e ka vlerësuar edhe festimin e 28 Nëntorit, veças njohjes nga Singapori, ratifikimit të IBA-s me BE-në – dhe përkujtimin e presidentit Ibrahim Rugoba në 72-vjetorin e lindjes.

Nuk ka harruar ta përmend sërish edhe shkuarjen e tij në veri për përurimin e urës që lidh dy komunat veriore, duke harruar bllokadat e serbëve që ia prenë udhën.

Po ashtu, kryeministri ka përmendur edhe sukseset në ekonomi.

Komenti i tij plotë:

Të dashur qytetarë,

Patëm një javë shumë domethënëse për Kosovën.

Festuam 28 Nëntorin, morëm njohjen shumë të rëndësishme nga Singapori, ratifikuam Marrëveshjen e IPA-s me BE-në që na mundëson tërheqjen e 78 milionë eurove, si dhe përkujtuam Presidentin Rugova në 72 vjetorin e lindjes.

Po ashtu, bashkë me dy ministra mora pjesë në përurimin e urës që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës. Përkundër propagandës agresive të Beogradit, ju them me kënaqësi se Republika e Kosovës me vendosmëri po e fuqizon subjektivitetin e saj shtetëror, në të gjitha aspektet.

Listës së gjatë të sukseseve në ekonomi, procese integruese e fusha të tjera, po i shtohen edhe të arritura konkrete në shtrirjen e sovranitetit dhe fuqizimin e shtetësisë.

Rrugën e Kosovës drejt të ardhmes nuk mund ta bllokoj askush dhe në këtë rrugë nuk mund të na vonojë askush. Këtë po e dëshmojmë në praktikë dhe në terren, dita e ditës!

Shpërndaje në: