Mustafa paralajmëron VV’në: Nëse doni ministri të caktuara, ne shkojmë në opozitë

Mustafa paralajmëron VV’në: Nëse doni ministri të caktuara, ne shkojmë në opozitë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sonte në Zona B ka thënë se me Vetëvendosjen ende nuk kanë diskutuar për ndarje ministrish dhe se kjo nuk do të bëhet deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, transmeton Periskopi.

Mustafa është shprehur i ashpër për faktin që zyrtarë të Vetëvendosjes po shpresin preferenca për ministri të caktuara.

‘’Nuk kemi biseduar për ndarje të ministrive apo poste të tjera. Vec kemi thënë se pajtohemi që kryeministri i takon partisë së parë të certifikuar nga KQZ’’, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se nëse VV do ministri të caktuara, do t’ia lënë krejt Qeverinë dhe do të shkojnë në opozitë, pa pranuar kushtëzime

‘’Për ministri do ta bisedojmë thellë këtë cështje. Se shohim të arsye të futemi në Qeverti vec sa për të qenë, por të bartim peshën e asaj qeverise dhe të kontribuojmë për procese. Do të sillemi sikur këto si kemi dëgjuar dhe të ulemi në letër të bardhë, pa asnjë kusht. Janë 10 ministri që ndahen ndërmjet LDK e VV. Sdo ta pranojmë asnjë ministri që sot publikohet nëpër media si dëshirë e VV sepse nuk e konsiderojmë asnjë parti që është meritore që të ketë ministri të caktuara që ajo domodsoshëmrisht parapëlqen. Nëse dikush do t’i marrë minsitritë paraprakisht, ne ia lëmë krejt Qeverinë dhe dalim në opozitë’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: