Mustafa pas skandalit të 2 milionë eurove: Ministrja Bajrami s’ka pse jep dorëheqje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka dalë në krah ministres së Financave, Hykmete Bajramit, pas ‘avullimit’ të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Mustafa e ka reaguar ndaj PDK’së duke thënë se ministrja nuk është aty për t’u dorëzuar, por për t’i kapur hajnat.

Mustafa thotë se e përkrah plotësisht ministren Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi dy milionë euro.

Ndërsa ai thotë se duhet ta kuptojnë se ministrja nuk është aty për t’u dorëhequr dhe dorëzuar para hajnave, por për t’u ballafaquar me krimin dhe hajdutët.

Kjo sepse PDK’ja doli me një komunikatë ku kërkoi dorëheqjen e ministres Bajrami.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të të parit të LDK’së:

Qytetarë të nderuar

E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj  kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.

Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e  gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.

Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të  këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit.

Shpërndaje në: