Mustafa për znj.Osmani: Sillet si të jetë pjesë e VV-së, unë s’do t’ia bëja kuorumin për presidente

Mustafa për znj.Osmani: Sillet si të jetë pjesë e VV-së, unë s’do t’ia bëja kuorumin për presidente

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se presidentja Vjosa Osmani se po sillet sikur të jetë pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se po që se do të mbetej ende kryetar i LDK-së, kjo parti s’do t’ia bënte kuorumin Osmanit për ta bërë presidente, përcjell Periskopi

Ai ka kritikuar partinë që dikur e udhëhiqte se s’po bën opozitarizëm siç bëhej në të kaluarën.

“Mund të them se është opozitarizëm që përpara s’e kemi zhvilluar. Ka qenë më agresiv në të kaluarën. S’është më i tillë. Opozita nuk shihet tani shumë në përbërje të Kuvendit. Ndoshta arsyeja është se VV-ja ka një shumicë që në një formë ia ka marrë anën opozitës. Opozita duhet të jetë bashkë për disa çështje që duhet të shtrohen në Kuvend. S’kam dashur të jem pjesë e vendimmarrjes sepse po të vazhdoja të isha kryetar, edhe këtu do të kisha qëndrim tjetër”, ka thënë ai për vendimin që LDK-ja mori që t’ia bënte kuorumin Osmanit për t’u bërë presidente.  Një frikë ka qenë atë kohë që s’mund ta përballojmë edhe njëherë të futemi në zgjedhje sepse po të mos zgjidhej do të futeshim edhe një herë në zgjedhje”, tha ai në desk.

Megjithatë, sipas tij, Osmani që dikur ishte në LDK, nuk po e paraqet unitetin politik dhe qytetar si presidente.

“Nëse është dhënë vota me kusht që të sillet si faktorë unifikuese, do ta arsyetoja, por këtë s’po e shoh. Nuk e shoh një sjellje të tillë. Kam përshtypjen që ajo sillet si pjesë e Vetëvendosjes. Të gjitha vendimet që i merr Qeveria pa asnjë vërejtje i çon përpara. Përpara kishte gjatë fushatës edhe Kurti edhe Osmani ishin zotuar se bashkërisht do të çojnë përpara dialogun në Bruksel. Më pas doli që e bën vetëm Qeveria”, është shprehur ai./Periskopi

Shpërndaje në: