Mustafa përgëzon Veselin për largimin e të korruptuarve: E vërteta dhemb, por të shëron

Mustafa përgëzon Veselin për largimin e të korruptuarve: E vërteta dhemb, por të shëron

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka përgëzuar Kadri Veselin për vendimin që t’i largojë nga detyrat zyrtarët e akuzuar për krim, korrupsion dhe nepotizëm.

Ish-kryetari i Gjilanit me këtë rast tha se e vërteta dhemb, por shëron.

“Vetëm ata që sot e çdo ditë të ardhëshme i qëndrojnë pranë këtij vendimi, janë argatë të pastrimit të “oborrit” tonë e pastaj edhe të shoqërisë tonë në tërësi “.

Vendimin kryetari i PDK-së e mori të mërkurën, duke liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendëministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku, si dhe këshilltarin e tij Nijazi Kryeziu.

Ky vendim u mor vetëm pak ditë pasi Kadri Veseli u zotua në Konventën e Partisë Demokratike se do ta luftoj fuqishëm korrupsionin.

Shpërndaje në: