Mustafa: Me prezencën e grave në parti, LDK është demokratike
Në fillim të kësaj ceremonie, në pjesën e parë, Doruntinë Maloku ka prezantuar një historik të grave të LDK-së, transmeton Klan Kosova.
Për disa nga pjesëmarrëset janë shpërndarë edhe çmime si anëtare nderi të LDK-së. I pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa i cili e cilësoi si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave në parti.
Sipas tij LDK-ja është parti demokratike, dhe kjo e dëshmon vet prezenca e shumë femrave në këtë parti.
Pjesëmarrëse ishin rreth 500 mysafirë , 350 prej tyre ishin delegatë . Pjesëmarrës kishte edhe nga Ulqini , Shqipëria , e Maqedonia . Ndërsa pjesën e dytë të takimit do të filloj zgjedhja e kryetareve të forumit të degëve e cila është e mbyllur për media.



