Mustafa ripërsërit: Nuk ka ushtri pa leje nga SHBA’ja dhe NATO’ja

Mustafa ripërsërit: Nuk ka ushtri pa leje nga SHBA’ja dhe NATO’ja

“Presidenti e ka marrë iniciativën që të procedojë me ushtrinë. Ne përkrahim çdo iniciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë Kosovës në bashkëpunim me SHBA dhe me NATO-n. Po ashtu, përshëndesim edhe hapat që tani po merren për të krijuar mundësinë për këtë bashkëpunim”, ka thënë Mustafa, në një tubim partiak, në Malishevë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati nisur procesin e themelimit të ushtrisë, më 5 mars, në ditën e Epopesë së UÇK-së , duke propozuar ndryshime ligjore që FSK-në e bëjnë me mision ushtarak. Kjo nismë ishte kundërshtuar nga SHBA dhe NATO. Kishin kërkuar që ushtria të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese, që kërkohen edhe 2/3 e votave të shumicës dhe pakicës.

Të premten, Thaçi konfirmoi se është tërhequr përkohësisht nga ideja për të themeluar ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore, për t’iu dhënë hapësirë serbëve të ndryshojnë mendim lidhur me këtë proces.

Shpërndaje në: