Mustafa: S’kam bërë biznes me njerëzit në veri, nuk kam importuar as naftë ilegalisht

Mustafa: S’kam bërë biznes me njerëzit në veri, nuk kam importuar as naftë ilegalisht

Ai tha se kjo nuk është çëshjte private e tij e as e ministres për Dialog, Edita Tahiri, duke shtuar se krejt çka ka nënshkruar Qeveria është marrëveshja për revitalizimin e urës në Veri, transmeton Periskopi.

“Unë mund të them se do të mund të ishte shumë më lehtë po të ishte kjo cështje private, e Isa Mustafës a e Edita Tahirit. Këto datojnë përpara se unë të kem ardhur në kryeministri dhe ata që e kanë thirrur këtë seancë të mos e kishin përkrahur”, theksoi kryeministri.

Mustafa tha se privatisht s’ka pasur asnjë prekje me njerëzit në veri.

“As s’kam importu naftë, as s’kam ba biznes në veri”, tha ai.

“Në Bruksel sështë biseduar për murin dhe s’ka qenë pjesë e vendimeve. Në bisedime është nënshkruar vendimi për rikonsturimin e urës, që të ketë komunikim mes pjesëve veriore dhe jugore të vendit”, vazhdoi ai.

Për murin, Qeveria e Kosovës ka kuptuar vetëm pas ngritjes së tij, ka theksuar ai.

“Për murin nuk është diskutuar kurrë. Për murin e kemi thirrur Bashkimin Evropian pasi është ngritur dhe kemi bërë vërejtje. Muri do të hiqet. Debat nuk ka, dialog nuk ka”, tha Mustafa.

Ndërsa, sa i përket barrikadave, ka pasur mbi 20 të tilla, por që të gjitha janë hequr një nga një, vazhdoi Mustafa para deputetëve.

Mustafa, po ashtu, nuk la pa thumbuar deputetët, duke thënë se përkundër faktit që të gjithë shesin trimëri, kur shkojnë në veri, të gjithë ndalen të një tel.

“Të gjithë po ndalemi te një tel. Asnjëri, edhe pse po tregojmë trimni, po ndalemi te një tel dhe nuk shkojmë më tej. Nëse jeni trima, shkoni atje shtyjeni telin”, tha Mustafa. /Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: