Mustafa: Të nisen hetime pse në KEK gjatë verës nuk u bënë remonte si vitet e kaluara

Mustafa: Të nisen hetime pse në KEK gjatë verës nuk u bënë remonte si vitet e kaluara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për papërgjegjshmëri në lidhje me krizën energjetike.

Mustafa thotë se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme derisa sipas tij Qeveria nuk i ka marrë parasysh.

Deputeti opozitar shkon tutje duke thënë se për krizën energjetike ka punë edhe prokuroria.

“Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha ai në RTV Dukagjini

Mustafa thotë se paradoksi thellohet pasi sipas tij edhe ministrja Rizvanolli gjatë verës kishte deklaruar se “Kosova këtë vit nuk do të ketë krizë energjetike”.

Deputeti i LDK-së thotë se ngritjen e tarifave të rrymës i kanë bërë së bashku ZRRE me Qeverinë.

Të padrejta ndaj shqiptarëve të shteteve fqinje i ka konsideruar Mustafa masat kufizuese ndaj qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë e Preshevës.

Ai thotë se edhe ora policore është e pakuptimtë.

“Deri në ora 22:00 nuk paska virus e më pas virusi po u heqka. Kjo masë mund të kishte kuptim deri para disa muajve por jo tash”, deklaroi tutje Mustafa.

Shpërndaje në: