Mustafa thotë se nuk e kërcënoi gazetarin

Mustafa thotë se nuk e kërcënoi gazetarin

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se vëllai i tij ka shfrytëzuar rrugët ilegale për të kërkuar strehim jashtë Kosovës në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për sëmundjen e rëndë që ka. Ndërkaq nuk pranon se ka telefonuar gazetarin nga Insajderi.com i cili ka shkruar i pari në lidhje me këtë çështje”.

Radio Evropa e Lirë: Jeni cituar nga i njëjti medium se keni telefonuar gazetarin dhe e keni fyer atë. Cili është versioni juaj i këtij rrëfimi?

Isa Mustafa: Nuk flitet këtu për version, të atij që kam pasur për këtë situatë, është ai që kam dhënë në Facebook dje, aty i kam dhënë qëndrimet, dhe në asnjë rast tjetër nuk e kam shfrytëzuar as të kërcënoj, as të fyej dikë sepse i vetmi qëndrim i imi i cili është dhënë dhe i vetmi prononcim i imi dhe komunikim, është ai përmes Facebook-ut dhe ai mbetet qëndrim. Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë nuk e keni telefonuar gazetarin?

Isa Mustafa: Po them prapë që ajo që unë e kam dhënë në këtë rast, në këtë relacion, është qëndrimi që kam dhënë përmes Facebook-ut.

Shpërndaje në: