Mustafa tregon pse u bë koalicioni LDK-PDK

Mustafa tregon pse u bë koalicioni LDK-PDK

“Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale dhe duhet të fitojmë edhe në komuna tjera. Zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2018 janë shans qe të punojmë fort e bashkë dhe duhet shtyre përpara vendimet e LDK-së qe nxirren përmes organeve të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

LDK, sipas tij, është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por kjo parti respekton mandatin legjitim të fituar nga qytetarët.

Në këto dy vjet të drejtimit të qeverisë, LDK sipas kryeministrit ka dëshmuar se është e palëkundur në orientimin euroatlantik. Mustafa ka folur edhe për koalicionin më PDK-në.

“Si kryetar i LDK-së them se PDK është rivali kryesor i ynë. Por, ne jemi përcaktuar qe ta nxjerrim Kosovën nga kriza politike dhe për të tejkaluar disa sfida të rëndësishme për Kosovën është dashur të ndodhë koalicioni me PDK-në”, ka shtuar Mustafa.

Ky mandat, sipas tij, do ta forcojë LDK-në.

“Dhe po punojmë fort qe të sigurojmë edhe një mandat qeverisës të LDK”, ka përfunduar kryeministri.

Shpërndaje në: