Mustafa vlerëson punën e Çollakut si ministër

Mustafa vlerëson punën e Çollakut si ministër

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit të deritanishëm të Integrimit Evropian Bekim Çollaku i cili sot edhe zyrtarisht e la këtë post.

Kreu i ekzekutivit  ka vlerësuar edhe angazhimin e Çollakut  në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, bëhet e ditur një një njoftim për media të Zyrës së kryeministrit.

Vlerësimin e tij për ministrin Çollaku, kreu i ekzekutivite  bëri pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Integrimeve Evropiane.

Shpërndaje në: