Mustafa, VV-së: Shtrenjtimi i paligjshëm i rrymës, çka do të bëni tash me 120 milionë eurot

Mustafa, VV-së: Shtrenjtimi i paligjshëm i rrymës, çka do të bëni tash me 120 milionë eurot

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për ‘të gjithë ata që përkrahën tarifat joligjore’.

“Apeli konfirmoi vendimin e Themelores, se vendimi për shtrenjtimin e tarifave të rrymës ishte i paligjshëm. Këtë ua kemi thënë sa herë, kudo. Por VV nuk dëgjonte, në fakt insisttonin që tarifat e rrymës të rriteshin, të dyfishoheshin. Cka bënë e cka planifikuan të bënin me ato 120 milionë euro që i ndanë për rrymën. Tash gjithçka duket e qartë.  E kanë kapë bordin dhe menaxhmentin e KEK, ZRE-në dhe oligarkët e lidhur me pushtetin kanë kompani që tregtojnë më rrymë në Kosovë. Kështu e mbyllën qarkun”, tha Mustafa./Periskopi

 

Shpërndaje në: