Mustafa – VV’së: Mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë

Mustafa – VV’së: Mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas kërcënimit të Glauk Konjufcës ndaj kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, transmeton Periskopi.

Mustafa thotë se kjo është e palejueshme dhe nuk kanë të drejt ta atakojnë Dakën.

Ja reagimi i plotë:

Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueseështë e padrejtë dhe e palejueshme.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.

As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.

Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë. IM

 

Shpërndaje në: