Mustafës i verifikohet llogaria në Twitter

Mustafës i verifikohet llogaria në Twitter

Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i është verifikuar llogaria në rrjetin social Twitter.

Ai ka njoftuar për këtë gjë nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, duke thënë se këtë llogari e përdor për të komunikuar me partnerët ndërkombëtarë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se rrjeti social Twitter, në të cilin kryesisht komunikoj në çështje të interesit dhe partneritetin ndërkombëtar, tani më ka verifikuar llogarinë time @IsaMustafaKS. Të gjitha prononcimet e mia në rrjetin social Tëitter janë vetëm në llogarinë e verifikuar”, ka shkruar kryeministri. /Periskopi/

Shpërndaje në: