Mustafi nuk bëhet rehat: Nuk dua “luftë” me Arsenalin
Shumë spekulime për te ardhmen e Shkodran Mustafit gjatë gjithë verës, mbrojtësi shqiptar e ka thyer heshtjen – shkruan Periskopi.
Mustafi ka thënë se nuk do të fillojë një “luftë” me Arsenalin.
Trajneri spanjoll, Unai Emery e kishte paralajmëruar Mustafin të gjejë një ekip gjatë verës.
Mustafi natën e mbrëmshme e bëri paraqitjen e parë në këtë sezon. Ai u paraqit me Arsenalin në fitoren ndaj Frankfurtit 3-0, në kuadër të Europa League.
“Jam futbollist i Arsenalit dhe kam dy vite kontratë. Por, gjithmonë kam thënë që jam i gatshëm të bëjë hapin tjetër në karrierë”, ka deklaruar Mustafi.
“Nuk jam në mesin e atyre që fillojnë një lufte për diçka që nuk funksionon”, ka shtuar mbrojtësi shqiptar.
Sipas lajmeve që kanë qarkulluar gjatë veres, për Mustafin interesim kanë shprehur ekipet italiane Inter, Juventus, Napoli. /Periskopi/



