MVP dhe Top 5 e xhiros së parë

MVP dhe Top 5 e xhiros së parë

Xhiroja e parë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll sjelli disa ndeshje mjaft interesante.

Basketbollisti me efektshmërinë më të lartë ishte Ivan Koljeviq i Prizrenit 16, 39. Ai përballë Rahovecit shënoi 31 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime. Koljeviq u zgjodh MVP i javës së parë.

Eric Davis i Rahovecit dhe Courtney Fells e kanë efektshmërinë 33, duke u renditur në vendin 2, përkatësisht 3.

Daniel Lekndreaj i Pejës renditet i katërti me 32, ku shkëlqeu përballë Bashkimit me 14 pikë dhe 20 kërcime, ndërsa top 5 mbyllet me Don Polloshkën e Sigal Prishtinës, i cili shkëlqeu përballë Dritës me 27 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime për vetëm 24 minuta lojë, duke pasur efektshmërinë 30.

Shpërndaje në: