Myrto Uzuni zgjidhet mes më të mirëve në Hungari

Myrto Uzuni zgjidhet mes më të mirëve në Hungari

Myrto Uzuni mes më të mirëve në futbollin hungarez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaros në muajin gusht. 1.8 milion euro paguan kampionët e Hungarisë në arkat e kroatëve, teksa përfitoi edhe Laçi, që kishte ruajtur një pjesë të kartonit.

Përshtatja me Ferencvaros ndodhi shpejt dhe 25-vjeçari nga Berati ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin. Për kornizë realizimi në Torino ndaj Juventusit të CR7 në duelin e fazës së grupeve të Champions League, çka e ktheu Uzunin në idhullin e tifozerisë së zjarrtë të Ferencvaros.

Nemzeti Sport Online ka bërë një sondazh në rrjetet sociale rreth formacionit më të mirë të futbollit hungarez. Tifozët kanë votuar dhe Uzuni është pjesë e më të mirëve. Ajo që bie në sy është dominimi i Ferencvaros, që numëron 8 lojtarë në formacionin më të mirë.

Kampionët zhvilluan një miqësore ditën e sotme. Ferencvaros u përball me modestët spanjollë të Algericas, sfidë që e fitoi 3-1. Golin e tretë e realizoi Uzuni në minutat shtesë të ndeshjes. Beratasi mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin kundërshtar.

Shpërndaje në: