Mysafiri real ‘hesht’ televizionin rus që shpërndan propagandë: Jemi në izolim total, bota në koalicion kundër Rusisë

Mysafiri real ‘hesht’ televizionin rus që shpërndan propagandë: Jemi në izolim total, bota në koalicion kundër Rusisë

Ishte një pjesë e jashtëzakonshme televizive.

“60 Minuta” është emisioni më i ndjekur në televizionin shtetëror rus: studio që promovon linjën e Kremlinit në gjithçka, duke përfshirë “operacionin special ushtarak” të presidentit Putin në Ukrainë. Kremlini ende vazhdon ta ruaj narrativën se ofanziva ruse është duke shkuar sipas planit.

Por mysafiri në studio, Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel i penzionuar, ngjyrosi krejt një pamje tjetër.

Ai paralajmëroi se “situata për Rusinë do të përkeqësohet” teksa Ukraina po pranon ndihma ushtarake shtesë nga Perëndimi dhe se ushtria ukrainase mund të armatosë 1 milionë njerëz”.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai nënvizoi se “dëshira për ta mbrojtur atdheun e tyre ekziston në shkallë të madhe”.

“Fitorja përfundimtare në fushëbetejë vendoset nga morali i lartë i trupave që janë duke derdhur gjak për idetë për të cilat ata janë të gatshëm të luftojnë”.

“Problemi më i madh me ushtrinë dhe situatën politike të Rusisë është se ne jemi në izolim total politik dhe se e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse ne nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta rizgjidhim këtë situatë”.

“Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër neve është një koalicion prej 42 vendeve dhe kur burimet tona, ushtarake-politike dhe ushtarake-teknike, janë të limituara”.

Mysafirët e tjerë në studio mbetën pa fjalë; madje edhe moderatorja Olga Skabeyeva, që në kushte normale është e zëshme në mbrojtje të Kremlinit, dukej e humbur.

Është e rrallë të dëgjohet një analizë kaq reale në një televizon rus. Kremlini ka dështuar në rrugën e tij për të ruajtur terrenin informues këtu: duke i mbyllur burimet e lajmeve të pavarura ruse dhe duke siguruar që televizioni- mjeti kryesor për mbrehjen e opinionit publik në Rusi- është në mesazh.

Kështu, çfarë ndodhi me “60 Minuta”? A ishte kjo në thirrje zgjimi spontane dhe e papritur ndaj Ukrainës që rrëshqiti në rrjet? A ishte kjo e planifikuar më parë për t’i përgatitur rusët për lajme negative ndaj “operacionit special ushtarak”?

Është shumë herët të konkludohet. Qëndroni pranë ‘Russian TV’ për sinjale të tjera! /BBC/Periskopi/

Shpërndaje në: