‘Myta e myt’ dashurinë: Largohen dryrët e qindra çifteve në Prizren, restaurohet ura

‘Myta e myt’ dashurinë: Largohen dryrët e qindra çifteve në Prizren, restaurohet ura

Prizreni çdo viti regjistron mijëra vizitorë nga Kosova me rrethinë.

Përtej bukurive natyrore që ka Prizreni, shumë çifte vendosnin dryrë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre.

Por këtë të mërkurë është bërë largimi i këtyre dryrëve.

Burime të Klanit brenda Komunës së Prizrenit bën të ditur se kjo urë i është nënshtruar restaurimit e për këtë arsye është bërë edhe largimi i “betimit” të shumë çifteve me anë të dryrëve.

Nuk dihet nëse pas restaurimit këta dryrë do të kthehen në vendin që ishin.

Shpërndaje në: