Myta i dorëzon detyrën e kryetarit të Prizrenit Shaqir Totajt

Myta i dorëzon detyrën e kryetarit të Prizrenit Shaqir Totajt

Shaqir Totaj, kryetari i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] në Prizren, ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune.

Postin z. Totaj ia dorëzoi kryetari i deritashëm nga ana e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, që me stafin e tij e priti në zyrë kryetarin e ri.

Pas pranim-dorëzimit të detyrës për kryetar, të premtën e 10 dhjetorit, kryetari i ri bashkë edhe me asamblistët e rinj, do të japin betimin.

Çehrja e z. Mytaher duket goxha e ngrysur. /Periskopi

Shpërndaje në: