Myzhde: Kurtit i bie ndërmend të kthehet në vendin ku është kryeministër, sonte arrin Kosovë

Myzhde: Kurtit i bie ndërmend të kthehet në vendin ku është kryeministër, sonte arrin Kosovë

Pas gati tri javësh qëndrimi jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti sonte (e enjte) pritet të kthehet në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, është përgjigjur shkurt ai për telegrafin.

Pas vizitës dyjavore atje, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në SHBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.

Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë

Shpërndaje në: