Nacionalistët rusë prapa atentatit ndaj Gjukanoviqit

Milivoje Katniq, tha se komploti për vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor Milo Gjukanoviq, ishte menduar të kryhej në mënyrë profesionale me një snajper në distancë, njofton BBC.
Komplotistët janë akuzuar se kanë planifikuar rrëzimin e qeverisë, për të sjellë në pushtet një qeveri pro-ruse. Nuk ka asnjë dëshmi është përfshirë shteti rus.
Rreth 20 persona u arrestuan ditën e zgjedhjeve të Malit të Zi më 16 tetor, dhe u identifikuan fillimisht si paraushtarakë serbë.
Komploti thuhet se përfshinte vrasjen e Gjukanoviqit.
“Ne nuk kemi ndonjë dëshmi se shteti i Rusisë është i përfshirë… por ne kemi prova se dy nacionalistë nga Rusia ishin organizatorët,” tha Katniq.
Ai tha se homologu i tij në Serbi i ka këta njerëz “nën mbikëqyrjen e tij”.
“Ata persona nuk janë më në territorin e Serbisë. Unë nuk e di se ku janë tani, në Rusi apo diku tjetër”, tha ai.
Pas arrestimit masiv në tetor, Gjukanoviq tha se rreth 125 mijë euro ishin gjetur si pjesë e komplotit të dyshuar, së bashku me uniforma.
Që nga ndarja me Serbinë në vitin 2006, Mali i Zi ka krijuar lidhje të ngushta me BE-në dhe NATO-n, dy prej të cilave ai synon t’u bashkohet.