Nagavci harron sulmet që ua bënin të tjerëve: Do të kemi shumë takime tjera

Nagavci harron sulmet që ua bënin të tjerëve: Do të kemi shumë takime tjera

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagvaci ka komentuar takimin e ish deputetit Xhelal Sveçlës me politikanin serb Marko Gjuriq, cili ditë parë kishte mohuar “Masakrën e Reçakut”. Mirëpo sipas Nagvacit pritet të ketë edhe takime të tjera, shkruan Periskopi.

“Një është e sigurtë. Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej”, ka shkruar ajo.

Tutje Ngavci ka shkruar se duhet sa më parë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.

Postimi i saj në FB:

Kërkesat e qytetarëve nga dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! me të drejtë janë të shumta dhe të veçanta. Kjo është e pritshme, ne kemi vendosur tjera standarde dhe ato duhet e do t’i mbajmë lartë.

Qytetarët na besuan, tani do të na mbajnë përgjegjës, dhe bëjnë mirë. Është koha e fundit që në këtë vend të ketë llogaridhënie.

Një është e sigurtë.
Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej.
Përfaqësimi e negocimi s’do të jetë gjithnjë i lehtë sepse shumë pazare e kompromise të dëmshme për Kosovën, si simbolet, Lista Serbe, Gjykata Speciale e dëme të tjera janë bërë tashmë.
Andaj dhe duhet të kemi besim e dinjitet, mbështetje e kujdes.

Ne në Lëvizje këtë e dimë mirë dhe secili që përfaqëson Lëvizjen dhe qytetarët mbron interesat e tyre, delegohet dhe raporton. Si gjithnjë jemi maksimalisht të përkushtuar e plotësisht të angazhuar që interesat e Kosovës t’i kemi në rradhë të parë.
Duhet sa më parë të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria. Të filoi puna e të përfaqësohemi denjësisht si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të jemi palë të barabarta si me miqtë ashtu dhe përballë atyre që s’na njohin e na mohojnë, sepse ne jemi realitet i padiskutueshëm.

 

Shpërndaje në: