Nagavci s’jep shenja se nesër mund të ketë lajme të mira për nxënësit: Nuk varet nga Qeveria

Nagavci s’jep shenja se nesër mund të ketë lajme të mira për nxënësit: Nuk varet nga Qeveria

Ministrja Arbërie Nagavci ka nënkuptuar se s’mund të ketë takim nesër me SBASHK-un nga i cili do të mund të dilej me një zgjidhje.

‘Ne iu kemi thënë se jemi të interesuar për dialog. Avokati i Popullit na ka dërgu një letër për ndërmjetësim. Pas kësaj ne i kemi dëgju përgjigjet dhe pas kësaj kemi pa qe Rrahman Jasharaj ka thënë se s’ka lëvizje’, ka thënë ajo.

Me deklaratat e menjëhershme se greva vazhdon edhe pas insistimit të Avokatit të Popullit, ne nuk e dimë, mendoj se kjo është një tendencë për destabilizim.

Pamë një situatë të pakëndshme në shkollën Ismal Qemali. Brenda 48 orësh u gjet një prokuror që mbajti në paraburgim gjyshin, u mor me lëndën menjëherë. Përveç obstruksioneve ka tendenca për të shantazhuar qeverinë në situatë jo të lehtë.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje të hapen shkollat. Ne kemi çdo ditë shkolla që po hapen dhe ajo që kemi thënë ka qenë që të vazhdojë dialogu. Jemi në një situatë që nuk varet nga Qeveria’, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: