Nagelsmann duket sikur tallet : Barca nuk janë edhe aq më keq pa Messin

Nagelsmann duket sikur tallet : Barca nuk janë edhe aq më keq pa Messin

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, duket sikur ka poshtëruar skuadrën e Barcelonës, në konferencën e tij për shtyp.

Nagelsmann ka lënë të kuptohet se Barcelona tashmë është një skuadër e dobët, por megjithatë nuk është edhe aq e dobët.

Gjithçka lidhet me largimin e Messi dhe Nagelsmann thotë se pa argjentinasin, Barca nuk është edhe aq më keq.

“Ata nuk kanë dikë aq të jashtëzakonshëm sa Messi, por ata kanë lojtarë të tjerë që bëjnë diferencën”, ka thënë Nagelsmann, transmeton Periskopi.“Për mendimin tim, nuk janë shumë më keq”, shtoi gjermani.

“Jemi të përgatitur për çdo gjë”, ka thënë mes tjerash Nagelsmann.

Barcelona dhe Bayern përballen nesër, në ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: