Nagelsmann ‘tmerron’ Barcelonën: Tre lojtarë pritet të kthehen për ndeshjen e Champions League

Nagelsmann ‘tmerron’ Barcelonën: Tre lojtarë pritet të kthehen për ndeshjen e Champions League

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka dhënë disa komente për situatën aktuale në klub.

Lojtarët e lënduar janë ata që marrin interesim më të madh dhe pikërisht për këtë ka folur trajneri i Bayern Munich.

Ai në konferencën e sotme për shtyp ka konfirmuar se emra si Alphonso Davies, Dayot Upamecano e Thomas Muller do të jenë gati për Barcën, përcjell Periskopi.

Po ashtu, trajneri pret e shpreson që edhe Kingsley Coman të jetë gati për atë ndeshje.

Ai që do të mungojë dhe në të cilin nuk kalkulohet është mesfushori francez, Corentin Tolisso.

Bayern dhe Barcelona përballen në kuadër të grupeve në Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: