Kanidati i PDK’së për Drenasin nuk vendoset më nga qendra në Prishtinë, kaloi koha kur vjedheshin votat

Kanidati i PDK’së për Drenasin nuk vendoset më nga qendra në Prishtinë, kaloi koha kur vjedheshin votat

Në një intervistë për Periskopin Bazaj, ka thënë se ai duhet të Qeverisë më Drenasin, pasi siç thotë atij do të sjellë investitorë të huaj, duke theksuar se tashmë ka filluar që të sjell investitorë, siç është një kompani zvicerane që tashmë sipas tij ka investuar 20 milionë euro dhe ka punësuar mbi 200 punëtorë.

Ai ka akuzuar PDK-në se në zgjedhjet e kaluara i ka detyruar qytetarët që të vjedhin vota, për të cilën arsye 270 persona kanë përfunduar në burg.

Bazaj ka thënë se këtë praktikë do të ndal, dhe nëse PDK-ja nuk e nominon për kryetar të Drenasit , atëherë ai do të jetë kandidat i pavarur, por sipas PDK-ja do ta ketë humbjen e sigurt.

Ai në këtë intervistë i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rivalët e mundshëm në këtë garë, hezitimin e PDK-së që ta kandidojë për të parin e Drenasit, për fushatën që tashmë ai ka nisur pa qenë kandidat zyrtar i PDK-së dhe pyetje të tjera rreth zgjedhjeve në Drenas.

 Intervista e plotë:

 Periskopi: Pse mendoni se ju jeni kandidati i duhur për kryetar të Drenasit?

Bazaj: Unë mendoj që i marr votat komplet prej elektoratit të komunës së Drenasit, pa marrë parasysh që dy herë kam dal më i votuari në nivel të Kosovës prej PDK-së, dhe për këtë arsyeja jam që dy mandate kryesues i Kuvendit. Besoj se kemi punuar mirë në terren me qytetarët e Drenasit dhe për këtë arsye jam i interesuar dhe jo vetëm unë por edhe populli është i interesuar për ndryshim. Më kanë propozuar prej shumë nëndegëve  të PDK-së.   Unë mund t;i ofrojë Drenasit vetëm investitorë. Tash është nda buxheti për këtë vit. Mundësia ime e parë që do të jetë do të sjell investitorë në komunën e Drenasit. Arsyeja është se automatikisht tash kam sjell një investitor në vlerë 20 milionë dhe aty do të punësohen diku 230 persona në një kompani zvicerane.

Periskopi: Pse mendoni se Kadri Veseli po heziton të ju kandidojë për kryetar të Drenasit?

Bazaj: Nuk e kemi marrë ende pëlqimin askush se kush do të jetë kandidat prej partisë, por mund të  ju siguroj se kandidati do të vendoset prej Drenasit e jo prej qendrës atje, sepse ka kaluar koha e viti 2010 që të vidhen votat si janë dërguar disa deputetë që pretendojnë me ardhë këtu e që me vota të vjedhura kanë shkuar në parlamentin e Kosovës. 270 persona në komunën e Drenasit janë dënuar për vjedhje të votave dhe absolutisht askush nuk është interesuar për vendin tonë.  Ata nuk e dinë gjendjen aktuale dhe asnjëherë nuk kanë qenë të afërt me qytetarët. Për këtë arsye mendoj se janë të dështuar dhe besoj se do të humbasin. Unë mendoj se tani nuk do t’i lë që të vjedhin më vota dhe votat do të jenë reale dhe të jemi këmbëngulës se nuk do të ketë keqpërdorim të votave në komunën tonë. Nuk jam i interesuar t’i lë qytetarët e Drenasit të dënohen si janë dënuar deri tani si është dënuar çdo familje nga 350 euro ose  gjashtë muaj burg. 270 persona do të thotë 135 vjet burg janë dënuar për vota të tyre e sot i kemi deputet të Komunës tonë.

Periskopi: Si do të veproni nëse PDK-ja nuk ju kandidon për Kryetar të Drenasit?

Bazaj: Edhe nëse nuk më nominon unë besoj që përqindjen e madhe do ta kem dhe fuqishëm do të dal edhe si i pavarur. Unë e kam atë të drejtë dhe besoj që qytetarët nuk më lejojnë që të tërhiqem dhe unë nuk tërhiqem. Besoj që me elektoratin që e kemi në Drenas besoj që do t’i mundi pavarësisht kë e nominon partia, nëse e nominon dikë pa pëlqimin tonë.  Gjithmonë janë caktuar prej qendrës dhe prej këtu. Nëse e caktojnë dikë dhe ia bëjnë votat prapë kanë me hy jo 270 në burg, por besoj që edhe 300 do të hyjnë në burg që mundohen me vjedh vota për atë që e caktojnë.  Nëse nuk më nominojnë do të dal si i pavarur dhe atij që e caktojnë i uroj humbje të thellë.

Periksopi: Çfarë do të ofroni ju më shumë për Drenasin se sa Ramiz Lladrovci?

Bazaj:  Unë nuk të them se do të ofroj diçka më shumë se Lladrovci apo Zogaj. Por, unë mund t’u ofroj qytetarëve dhe mund të iu them që të jenë të bindur se nuk do të dënohet askush për fajin tim siç janë dënuar për  fajin e të tjerëve. Unë jam i interesuar që të sjell vetëm investitorë në komunën e të mos dominojnë grupet e interesit të ngushtë. I kanë të punësuar me dhjetëra të familjes dhe nuk është e thënë vetëm tri familje që dominojnë në Drenas të punësohen, ka qytetarë të tjerë. Pa keqkuptime, ata po donë të hyjnë, por ku po donë sepse tek e fundit ata nuk janë të arrirë sepse me votat tona kanë shkuar, sepse askush nuk i njohur. Deri sot askujt nuk i ra ndërmend të bëjë një takim me qytetarët e Drenasit. Prej 2010 nuk e kanë bërë asnjë takim me qytetarët, që të thonë t’u ofrojmë diçka qytetarëve të Drenasit e të thonë se çka kanë bërë ata për ne. Ata as lagja e tyre nuk i ka njohur.

Periskopi: Nëse PDK-ja ju kandidon për të parin e Drenasit kë e shihni rival kryesor në këtë garë?

Bazaj: Është kandidati i Nismës, Isë Xhemajli. Besoj se edhe ata do të ecin sepse e kanë një fuqi politike që janë aktivizuar tani, sepse deri tani nuk e kanë pasur. Ky është rrezik edhe për PDK, nëse nuk e gjen personin e duhur , që me të vërtetë e përkrahë dhe populli këtu.

Periskopi: Ju tashmë keni filluar fushatën pa qenë kandidat zyrtar i PDK-së për Drenasin. A jeni  koordinuar me partinë për këtë.

Bazaj:  Unë i kam dërguar kryetarit Kadri Veseli peticionin që  e kanë bërë 27 fshatra, kryetar të seksioneve të PDK-së, dhe ai i ka të gjitha propozimet që unë  të jem kandidat.  Ende nuk kam marrë përgjigje. Por, ata do të diskutojnë dhe anëtarët e kryesisë dhe ma merr mendja që pastaj e kthejnë përgjigjen.  Unë  kam filluar fushatën dhe tani nuk mund të them se nuk mund të marr pjesë në çdo mbrëmje, në çdo mbledhje sepse nga dy ose tre takime i kam nëpër fshatra, ku më presin nga 300 persona. Për këtë nëse partia e sheh të arsyeshme që unë të jem kandidati mirë, nëse nuk e shohin të arsyeshme atëherë vetëm rruga e mbarë ju qoftë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: