“Naim Frashi”: Nxënësi merr 5 në testin ku s’duhej ta merrte as 2 në Prizren

“Naim Frashi”: Nxënësi merr 5 në testin ku s’duhej ta merrte as 2 në Prizren

Një nxënës i klasës së tretë është notuar me notën “5” nga mësuesi i tij në shkollën fillore “Brigada 125” në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit.

Nxënësi është vlerësuar me 100 pikë në test dhe me notën maksimale, 5 por përgjigjet e tij në fakt nuk janë as për notën 2.

Ky fëmijë ka shkruar fjalë të pakuptueshme dhe fjalë tjera me gabime.

Nxënësi vërehet se nuk ka ditur ta shkruaj mbiemrin e shkrimtarit Naim Frashëri. Përveç kësaj ai/ajo nuk ka ditur të shkruaj një definicion të thjeshtë për atë se çfarë është teksti, duke përdorur disa folje radhazi pa kuptim logjik.

Pavarësisht të gjitha këtyre gabimeve dhe shumë të tjerave mësuesi e vlerëson nxënësin/en me notë maksimale dhe me pikë maksimale.

Më poshtë shihni përgjigjet e nxënësit/es në lëndën Gjuhë Shqipe.

Shpërndaje në: