“Nanat i kanë hap duart me i mbrojtë fëmijët e tyre”, e mbijetuara tregon si ndodhi masakra e Poklekut të Vjetër

“Nanat i kanë hap duart me i mbrojtë fëmijët e tyre”, e mbijetuara tregon si ndodhi masakra e Poklekut të Vjetër

Elhame Muqolli e mbijetuara e masakrës së Poklekut të Vjetër ka treguar se si e humbi nënën, tri motrat dhe dy vëllezërit.

Në T7, Muqolli ka treguar në detaje se si ka ndodhur masakra, ku mbetën të vdekur 53 persona.

“Në masakër i kom humb nanën, tri motrat dhe dy vllazën, baba m’ka pshtu se ka qenë ushtar. Nana ka qenë hala pa i bo 42, motra e madhe 19 vjet, e dyta 17 vjet, vllau u kon 13 dhe vllau tjeter 10 vjecar dhe motra tjetër 6 vjeçare.

Jemi kon një familje shumë e harshme dhe shumë e lidhur. Bashkë më agjallarët, çka kemi bo kemi bo bashkë, edhe vdekja i mori ata bashkë. Jeta është shumë e mirë kur qohesh me familje, me nanë vëllëzer e motra.  Por, ndryshoi pastaj komplet. Jom kon shumë e lidhun me nanën”, tha ajo.

Tutje ajo tregoi se si forcat serbe e kanë vëzhguar shtëpinë e tyre gjatë gjithë kohës, duke mos i lejuar as të dalin jashtë.

“Kurrë javën se kemi bërë në shtëpinë tonë, gjithmonë në shtëpitë tjera. U lodhëm mo nëpër shpija të tjerëve. Kemi ardh në shtëpinë tonë pas 3 jave, kur në natën e dytë ka ndodh masakra. Kemi qenë në shtëpinë e agjës, kur kan ndodh masakra. Dikun rreth orës 6 të mëngjesit ka thonë qonu kadale se forcat serbe hynën në Poklek. Ata vec fillun me gjujt, ne shumë shpejt jemi mundu me u largu prej shpisë dhe jemi bashkangjit me bashkëfshatrët tanë duke marrë rrugën për Drenas.

U nisëm për të shpia, unë edhe motra jem me do kusheri ishum ma përpara edhe kqyrum në shpi a ka dicka që me i lajmru tani a me ardh ata pjesa tjetër.  Kemi hy krejt mrena e kemi dhez shporetin se ishim të lagun prej shiut dhe me I ter rrobat e mu nxe pak. Si ka fillu me dal tymi I oxhakut kanë nis me gjujtë shpinë. Aty e kena kuptu që komplet jena në vëzhgimin e tyre. Na u sigurum që për neve mo dalje prej kësaj shtëpie nuk ka. Brenda gjithsej kemi qenë 59 anëtarë”, tha ajo.

“Forcat serbe erdhën, na qitën jashtë edhe na kanë numru. Na thanë që me hy brenda dhe asnjë lëvizje s’guxoni me bo derisa të ju thon ana. Më i riu ka qenë 6 muajsh, më i vjetri ka qenë axha jem, nuk e di bash saktë në numër sa i ka pas. Lutja e vetme u kon që deri në atë moment ka qenë që vec me na pshtu. Pastaj u kthyn prapë edhe një grup serbë. Tha axha po vijnë prapë. Si kanë hy në dyer të oborrit I kanë përplasë dyrt dhe e kanë mbyt qenin në oborr që ka qenë. Axha dul jashtë, nuk u bo dy minuta edhe fillun me u dëgju krisma. Na filum me bërtit krejt”, shtoi ajo.

“Të gjitha nanat i kanë qit fëmijët mbrapa dhe i kanë hap durt me i mbrojtë fëmijët e tyne. Kur e kanë gjujt bombën grus së agjës i ka ra në prehen. Shisha grimca në ajër. Mu ka kujtu që nanat na kanë përgatitë me gjithcka se cka munet me ndodh se ai që jetë duhet me jetu. Nana më ka thënë për gjithcka vetëm mbështetjuni Zotit. Unë I kom mbyllë sytë dhe vetëm i kam bërë lutjet që mi ka mësuar. Kur kom kcy prej dritares, e kom lënë dritaren hapur. Vëllezrit, nanën dhe motrat nuk i kam parë”.

Shpërndaje në: